Politikat e Privatësisë

Kushdo që akseson këtë faqe interneti të Kadiu Sh.a nëpërmjet rrjetit ndërkombëtar (www.kadiu.al) bie dakord me kushtet si vijojnë:

Disa prej fushave të faqes së internetit të Kadiu Sh.a (psh: Karriera) mund të kerkojnë nga përdoruesi që të plotësojë formën e aplikimit online duke vendosur ndër të tjera, edhe disa nga të dhënat e tij personale. Kadiu Sh.a thekson se diçka e tillë është një kërkesë opsionale të cilën përdoruesi mundet vullnetarisht t’a japë si informacion për të vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet (psh: aplikim për punë). Në këtë kuadër, Kadiu Sh.a dëshiron të vë në vëmendjen e çdo përdoruesi se pasi informacioni ka mbërritur në Web serverin e kompanisë, kjo e fundit implementon një sistem sigurie për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të tërë informacionin e kërkuar. Gjithashtu, me plotësimin e aplikimit online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm te informacionit të dhënë nga ana e Kadiu Sh.a vetëm për përdorim të brendshëm të kompanisë dhe vetëm për qëllimin për të cilin perdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale. Në çdo moment pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në këto fusha specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë Kadiu Sh.a, të aksesojë këto të dhëna si dhe të kërkojë, bllokimin, korrigjimin apo fshirjen e tyre .

Për çdo pyetje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e të dhënave të privatësis nga ana e Kadiu Sh.a, atëherë lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresën elektronike: info@kadiu.al