CAREER
Realizoni potencialin tuaj në një ambjent dinamik dhe inovativ

Ne synojmë që të tërheqim dhe të mbajmë kandidatët më të mirë që ofron tregu, pasi jemi të vetëdijshëm që ky është avantazhi kryesor konkurrues për të ardhmen afatgjatë.
I gjithë procesi i aplikimit për pozicionet vakante pranë kompanisë tonë realizohet përmes aplikimit, ku të gjithë aplikantët janë të ftuar që të shprehin interesin e tyre për punësim duke dërguar cv-në e tyre në adresën: hr@kadiu.al
Pastaj vijon procesi i përzgjedhjes dhe intervistave deri në ofrimin e pozicionit për kandidatin fitues.

 

Dita e parë do të jetë një nga ditët më të rëndësishme në karrierën tuaj.
Ajo shënon fillimin e një udhëtimi zbulues dhe mundëson ndërtimin e themeleve për gjithcka që vjen më pas. Kompania jonë ofron një mjedis ku ju mund të jepni maksimumin tuaj. Një mjedis që do të nxisë talentin dhe aftësitë tuaja.

 

Studentë /Të sapodiplomuar

Ne ofrojmë mundësi për të mësuar, të cilat i hapin udhë zhvillimit të karrierës tuaj. Këtu ju mund të gjeni mundësinë për tu bërë profesionistë të vërtetë dhe të filloni zbatimin e atyre që keni mësuar gjatë studimeve tuaja.

Punonjës me ekperiencë
Nëse jeni duke menduar një ndryshim në karrierë, ne ofrojmë një mjedis dinamik që ju ndihmon që të arrini realizimin e potencialit tuaj.

 

Të punosh me ne
Që nga dita e parë do të shijoni marrjen e përgjegjësive, sfidat shpërblyese dhe të ekzpozoheni drejt një larmie mundësish
Në kompaninë tonë do të bashkëpunoni me një grup të larmishëm punonjësish të talentuar të gatshëm për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tyre dhe për t’ju ndihmuar që të arrini sukses. Kjo qajse bashkëpunuese reflekton mënyrën se si ne punojmë me klientët tanë: do të mësoni se si ne krijojmë marrëdhënie të suksesshme me bizneset dhe me partnerët.

 

Zhvillimi i karrierës tuaj
Ju jeni unik, prandaj dhe rruga e karrirës tuaj duhet të reflektojë talentin, aspiratat dhe zgjedhjet tuaja individuale
Mjedisi ynë që orjentohet nga performanca e lartë, është projektuar që të nxjerrë në pah më të mirën nga punonjësi. Ne jemi të angazhuar që të ofrojmë përvojën e duhur, këshillim dhe mbështetje që të bëheni një profesionist i vërtetë.
Do të inkurajoheni që të merni në dorë synimet e karrierës tuaj dhe të arrini maksimunim e mundësive të ofruara. Kjo përfshin një gamë të pasur mundësish të cilat ju lejojnë të eksploroni pjesë të ndryshme të kompanisë tonë të shtrirë në mbarë vendin dhe që të zhvilloni një portofol të vlefshëm aftësish dhe dijesh.
Së bashku, do të krijojmë të ardhmen që ju kërkoni, profesionalisht dhe personalisht.