History
Më shumë se 20 vjet lider në tregun shqiptar për shitjen e pjesëve të këmbimit të automjeteve
Kompania Kadiu Sh.a u themelua në vitin 1992, me objektiv të kompanisë tregtinë e pjesëve të këmbimit për mjetet e transportit automobilistik.
Kadiu Sh.a për më shumë se 25 vjet ka mbajtur një pozitë mbizotëruese në tregun e pjesëve të këmbimit ne Shqipëri, duke ofruar një gamë të gjerë të produkteve nga fabrikat më të mëdha të prodhuesve të pjesëve të kembimit në Gjermani si: Bosch, Lemforder, Sachs, Luk, Ina, Fag, Contitech, Pagid, Textar, Brembo, Ate, MSI, Febi, Hella, FTE, Victor Reinz, GKN, Mann Filter, Hengst Filter,Sct -Mannol , Rowe -Igat oil, Nissens, Prasco, Depo, Comline, SNR, Dolz etj. Me rritje të vazhdueshme të biznesit, me një staf prej më shumë se 220 punonjësish, i shtrirë në të gjithë Shqipërinë me 20 dyqane e 5 servise Kadiu Sh.a është sot një nga kompanitë më të furnizuara në rajon dhe ndërmarrja kryesore me shumicë e specializuar në shitjen e pjesëve të automjeteve, vaj, bateri, dhe pajisje për servise.